Kamberi në takim me ambasadorin amerikan, diskutohet për shqiptarët e Luginës
Kamberi në takim me ambasadorin amerikan, diskutohet për shqiptarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kambeti, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Kamberi bëri të ditur se me ambasadorin Hill kanë diskutuar për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e Luginës.
“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, theksoi ai./Lajmi.net/