TË FUNDIT

Flet dëshmitari i parë kundër Shalës në Speciale: E kam pasur babain polic para lufte

Flet dëshmitari i parë kundër Shalës në Speciale: E kam pasur babain polic para lufte

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës është paraqitur dëshmitari i parë kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

I njëjti, siç është bërë e ditur gjatë seancës, është paraqitur në Speciale si viktimë indirekte, shkruan lajmi.net.

Ai përshkruan disa ngjarje në lidhje me babain e tij, teksa thotë se ky i fundit ishte pjesë e policisë para luftës, derisa “u detyrua” të pensionohej dhunshëm më 1997.

“Për shkak të rrethanave të luftës, ministri i Brendshëm e ka qit në pension të dhunshëm. Ish një situatë jo e mirë. Ka dokumentacionin, ka të gjitha senet”, thotë ai.

Kur pyetet për arsyet pse është vendosur në pension të parakohshëm, ai thotë se kjo ka ndodhur veç pse babai i tij ishte shqiptar.

“Mendoj që ka qenë shqiptar.Edhe komuniteti e ka ditë punën e tij, dhe s’ka qenë i akuzuar nga komuniteti për gjëra kriminale apo i akuzuar nga komuniteti për gjëra kriminale apo diçka jashtëligjore”, thotë ky dëshmitar.

“Për atë arsye e kanë qit në pension të dhunshëm. Kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetin. Ka pasë marrëdhënie të mira edhe me drejtorë shkollash. Nuk ka pas kurgjo jashtëligjore. Në vitin 1997 ka pasu shkarkimi i tij i dhunshëm”, thotë ai.

Dëshmitari në pyetjen e prokurorit përgjigjet se si familje nuk kanë qenë politkisht aktiv, por që kanë përkrahur LDK-në.

“Aktiv nuk ka qenë. Si familje, babai i mp ersonalisht e kemi përkrah Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilën e ka udhëheq presidenti Ibrahim Rugova”, thotë dëshmitari në fjalë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *