Detaje të reja për tragjedinë tek Top Channel: Vetura e autorëve rezulton të jetë vjedhur në Shkodër
Detaje të reja për tragjedinë tek Top Channel: Vetura e autorëve rezulton të jetë vjedhur në Shkodër
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Për pasojë humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola. 60 vjeçari po ngrohej brenda kabinës në momentin kur e ka kapur breshëria e plumbave.
Nga të dhënat paraprake, siç raporton Abcnews, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër.
Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes së rëndë.