Dëgjohen të shtëna armësh në një fshat të Drenicës, policia del në vendin e ngjarjes
Dëgjohen të shtëna armësh në një fshat të Drenicës, policia del në vendin e ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në Rezallë të Skenderajt.
Policia në raportin 24 orësh bën me dije se pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka sekuestruar dy gëzhojë të tipit 7.62 mm, shkruan lajmi.net.
Sipas dëshmitarit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk e din se kush ka shtënë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/