TË FUNDIT

Zjarri në IML, deklarohet sërish Prokuroria: Janë intervistuar disa zyrtarë, po ndërmerren veprime të mëtejme

Zjarri në IML, deklarohet sërish Prokuroria: Janë intervistuar disa zyrtarë, po ndërmerren veprime të mëtejme

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar edhe një herë në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Nga kjo prokurori u tha se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së.

“Po ashtu ju njoftojmë se, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”,u shtua tutje.

Duhet përkujtuar që deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë se si saktësisht është shkaktuar zjarri në këtë objekt, por që padyshim se IML është një prej institucioneve shëndetësore më të rëndësishme në vend./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *