TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri pati sonte në Hajvali të Prishtinës.

Si pasojë e këtyre të shtënave një person raportohet të jetë plagosur.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, u tha nga Zyra për Informim.

Po ashtu u theksua se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar, tashmë i identifikuar nga zyrtarët policorë, si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *