Skenderaj: Motra lajmëron vëllain në polici për sulm fizik
Skenderaj: Motra lajmëron vëllain në polici për sulm fizik
Një vajzë nga Skenderaji, të shtunën ka lajmëruar në polici, vëllain e saj, pasi që ankohet se e ka sulmuar fizikisht.
Policia e Kosovës, njofton se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, përcjell lajmi.net.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Lajmi.net/