TË FUNDIT

Shqetësohen edhe një herë udhëtarët e aeroportit “Adem Jashari”, alarmi për mjet shpërthyes ishte i rrejshëm

Shqetësohen edhe një herë udhëtarët e aeroportit “Adem Jashari”, alarmi për mjet shpërthyes ishte i rrejshëm

Edhe një herë tjetër udhëtarët dhe punëtorët e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” janë lajmëruar për një alarm për bombë.

Por ky alarm për shpërthim të mundshëm brenda aeroportit doli të jetë i rrejshëm.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga organet e rendit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se pas kontrolleve nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

Alarme të ngjashme e të rrejshme ka pasur shpesh herë në kuadër të aeroportit “Adem Jashari”.

Frikësimi i udhëtarëve, e nxjerrja e tyre jashtë hapësirave të aeroportit në të shumtën e rasteve padyshim se ka filluar të bëhet edhe më shqetësuese./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *