TË FUNDIT

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me jetë që i merr.

Trajkoviq në Podcastin “Snaga Uma” (Fuqia e mendjes) tha se kjo i shqetëson shumë fëmijet e saj.

Ajo theksoi se nuk iu beson njerëzve.

Politikanja serbe thotë se për të shkruajnë “zi e terr”.

“Duke qenë se po marr paralajmërime të ndryshme për likuidime, si mund të mbijetoj? Prandaj fëmijët më ndjekin kudo. Ata shqetësohen se do të më ndodhë diçka dhe unë nuk u besoj njerëzve. Sepse ka shumë gjëra që kanë shkruar për mua. Ka kaq shumë gjëra të tmerrshme për mua, saqë kur lexon gjithçka që shkruhet dhe çfarë është në rrjetet sociale, të vjen keq”, tha ajo shkruan Kossev, përcjell Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *