TË FUNDIT

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmë është përfshirë nga zjarri.

Zjarri i madh që kaploi këtë objekt theksohet të ketë shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Në lidhje me këtë, nga Prokuroria e Shtetit kanë deklaruar se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante.

Po ashtu u theksua se i njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve që çuan deri tek ky zjarr.

“Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Duhet përkujtuar që ky institut është mjaftë i rëndësishëm, e që shumë raste lidhen pikërisht me zhvillimet në kuadër të këtij instituti.

Në lidhje me këtë zjarr janë deklarua edhe nga Policia e Kosovës, por që nuk ka pasur ndonjë detaj shtesë.

“INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *