TË FUNDIT

Kurti në takim me Ilir Metën, diskutohet edhe për dialogun

Kurti në takim me Ilir Metën, diskutohet edhe për dialogun

Në përfundim të qëndrimit njëditor në Shqipëri, Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit edhe nga ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti e njoftoi z. Meta për detajet e marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe asaj Bazë të dakorduar paraprakisht në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,thuhet në njoftimin për media.

Ai gjithasht e njoftoi kryetarin Meta për arritjet kryesore të qeverisjes dyvjeçare në rrafshin ekonomik, social dhe demokratik, dhe për vëmendjen që i është dhënë fushës së mbrojtjes, arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë në buxhetin e vitit 2023.

Kryetari Meta e përgëzoi kryeministrin Kurti për arritjet e qeverisjes së tij, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare, duke e cilësuar Kosovën si model i suksesit. Dha mbështetjen e tij për qëndrimet dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *