TË FUNDIT

Kryeministri Kurti në drekë me Ramën, pinë edhe nga një gotë verë

Kryeministri Kurti në drekë me Ramën, pinë edhe nga një gotë verë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është takuar me krerët e shtetit të Shqipërisë.

Presidenti Bajram Begaj, ishte ai i cili e priti i pari në takim. Pastaj u takua edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, përcjell lajmi.net.

Më tej, Kurti kishte darkuar për çështje pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë diskutuar me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu, Rama bëri të ditur se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *