TË FUNDIT

FSK në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

FSK në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5,rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë.

Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *