TË FUNDIT

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Sot gjatë pasditës, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për një alarm për bombë, sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës.

Si masë parandaluese, pasagjerët u evakuuan nga objekti, ndërsa autoritetet policore kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve për të zbardhur situatën dhe verifikuar rrezikun.

Ende nuk ka detaje të hollësishme nëse situata është normalizuar dhe a janë bërë arrestime në lidhje me rastin.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.” – ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, i ka thënë Nacionales se Policia e Kosovës, do të njoftojë për hollësitë e këtij rasti, pa dhënë detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *