24 vjet nga masakra e familjes Berisha, Osmani: Tre nga ta janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës
24 vjet nga masakra e familjes Berisha, Osmani: Tre nga ta janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.
Ajo tha se të mbijetuarit e masakrës ndaj familjes Berisha janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve t Kosovës.
Postimi i plotë:
24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu.
Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.