Zafa: Me pranimin e “Zajednicës” Kurti tradhtoi Kosovën
Zafa: Me pranimin e “Zajednicës” Kurti tradhtoi Kosovën
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti me pranimin e Zajednicës ka bërë tradhti ndaj Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se marrëveshja Kurti-Vuçiq është e dëmshme për Kosovën.
“Marrveshje Albin-Vuçiq është me dêmshme se që po mendohet nga një pjesë e madhe e qytetarve, ajo ven bazat e kthimit të ndikimit të Serbisë në vendin ton, përmes strukturave paralele dhe autonomis politike e territoriale për serbët. Albini me pranimin e Zajednicës nuk bëri tradhëti ndaj militantëve të tij, sepse ata nuk kan tru me kuptuar çka është tradhëtia, ai bëri tradhëti ndaj Kosovës!!!”, vlerësoi Berisha.
Ai ka kritikuar edhe publicistin Veton Syrroi, për të cilin ka dhënë se është i kryeministri Albin Kurti.
“Albini dhe tutori i tij Veton Surroi, po harrojn se Kosova nuk është çiflig i tyre që me qitë në pazar me Vuçiqin. Me dekada bënë përpjekje, fillimishtë me JUL, pastaj në KAN, më fund në LVV, derisa erdhën në pushtet, për me rreziku çdo të arritur që është bërë në këtë vend”, ka shkruar Berisha.