U arrestua me dhjetëra herë, teksa u rrah aq sa humbi edhe vetëdijen – Molliqaj shpalos përvojat më të hidhura në arrestime
U arrestua me dhjetëra herë, teksa u rrah aq sa humbi edhe vetëdijen – Molliqaj shpalos përvojat më të hidhura në arrestime
Sot regjistroi protestën e radhës në rrugëtimin e tij politik.
Megjithatë, në vigjilje të organizimit të protestës së sotme, kreu i socialdemokratëve kosovarë, Dardan Molliqaj, ka folur për lajmi.net, ku ka treguar disa prej të bëmave kryesore të karrierës.
Një nga gjërat interesante ishte ajo kur kishte humbur vetëdijen, teksa u gjetë në mes të kordoneve policore, për të rënë në “sandwich”. Ndodhi kjo në aeroport, gjatë një aksioni kundër fusnotës.
“Me dhjetëra herë jam arrestuar, se tash edhe kam harruar, por mund të jetë mbi 40. Ndërkaq, sa u përket përvojave më të këqija, ka qenë njëherë te aeroporti, te ai vendi që njihet si tuneli, kam qenë në mes dy anëve me policë dhe më kanë vënë në “sandwich”. Gjithashtu, edhe njëherë së fundi, te stikerat, arrestimi ka qenë shumë i dhunshëm“, shtoi tutje Molliqaj për lajmi.net.
Për më shumë, ndiqeni paraqitjen e tij të plotë për ne.