Shpërthim zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Shpërthim zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Një zjarr raportohet të ketë shpërthyer në orët e vona në objektin e IML-së.
Këtë e kanë konfirmuar vetëm para pak çastesh nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.
“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet fillimisht.
Në anën tjetër, është bërë e ditur që sipas informacioneve të para, nuk ka dëme të shkaktuara, ndërsa personat përgjegjës po merren me shkaqet e shpërthimit.
“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi.
Më poshtë edhe komunikata e plotë: