TË FUNDIT

​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

“Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë”, tha ndër të tjera ajo.

Deklarata e plotë e presidentes Osmani:

Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së.

Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.

Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë.

Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme.

Qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *