TË FUNDIT

Nëna lajmëron Policinë, vdes një vajzë në Skenderaj derisa ishte në gjumë

Nëna lajmëron Policinë, vdes një vajzë në Skenderaj derisa ishte në gjumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjësin e së premtës (dje) ka vdekur një vajzë derisa ishte në gjumë, nga fshati Kostrec i Skenderajt.

Vdekjen në Polici e ka raportuar nëna e viktimës.

PK-ja këtë rast e ka cilësuar “vdekje të dyshimtë”, por s’ka dhënë informacione për moshën e viktimës.

“Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *