Memli Krasniqi kujton martirët dhe dëshmorët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit
Memli Krasniqi kujton martirët dhe dëshmorët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me nderim dhe dhembje, sot ka kujtuar 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit, të cilët u masakruan nga makineria gjenocidale e Serbisë, para 24 vitesh.
Ai ka kujtuar me mall edhe gjyshin tim, Hysni Zhuniqin, që u vra po këtë ditë, bashkë me familjarë të shumtë, në masakrën e fshatit Fortesë, ish-Bellacërrkë.
“Këto masakra, nuk mundën as të ndalin e as të tjetërsojnë gatishmërinë e popullit tonë për liri, për fuqizimin e ndjenjës e veprimit çlirimtar kundër okupatorit serb. Andaj, ata mbesin në mbamendjen e popullit tonë si dëshmi e përkushtimit të paepur për liri. Sot e gjithmonë, do t’i kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët e kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë, me zotimin se ideali i tyre për shtet të lirë, për Republikën e Kosovës, do të fuqizohet e ndërtohet çdo ditë e më shumë, duke mos harruar kurrë sakrificën e tyre. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar ai.