Maqedonia e Veriut a po vazhdon të jetë çerdhe e propagandës së Serbisë së Madhe, përmes megafonëve të saj politik dhe mediatik?
Naser Pajaziti
(24 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe raportimet skandaloze e të njëanshme të mediave maqedonase)
Sot është 24 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi, ndaj caqeve ushtarake dhe propaganduese serbe që kryen gjenocid gjatë luftës në Kosovë.
Ajo që më bën përshtypje është raportimi skandaloz dhe i njëanshëm i pjesës më të madhe të mediave maqedonase, ku agresori bëhet viktimë.
Në raportimet e mediave shihen përkthime dhe tituj bombastik për bombardimet e NATO, ku pasqyrohet njëra anë e medaljes dhe nuk përmenden aspak e vërteta e madhe se pse erdhi tek bombardimet , një akt i solidarizimit njerëzor që ndaloi gjenocidin e paparë ndaj civilëve, duke mos kursyer asgjë.
A e dijnë këto media se bombardimi ndodhi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë,
Mbi 1300 fëmijë u vranë gjatë luftës, sipas të dhënave të qendrës. Ndërsa 109 fëmijë ende janë të zhdukur.
Ende nuk dihet për fatin e rreth 1500 të pagjeturve, duke përfshirë fëmijë, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë.
Policia e ushtria serbe ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ndërsa ka dëbuar dhunshëm edhe rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës.
Ende nuk dihet fati edhe i 1500 personave që konsiderohen të zhdukur.
Mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), raportoi Haki Shatri, ish-
ministër i Financave, i cili në vitin 2006 gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës në Vjenë ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike.
Sipas një studimi të UNHCR-it në nëntor 1999, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banuara në Kosovë u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht, citohet në një raport të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) –
Përveç vrasjeve, dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ky raporton tregon se serbët kanë shkaktuar dëme në sektorin publik, atë privat, pastaj siç thuhet, grabitjen e fondit pensional, depozitave të qytetarëve e shumë dëme të tjera.
Ky gjenocid i paparë ndodhi pranë derës sonë dhe e vërteta me faktet e dëshmuarq nuk duhet të harrohet kurrë. Kjo e vërtetë duhet ti shpjegohet kudo dhe me zë të lartë, sepse gjenocidi i egër i Sllobodan Millosheviqit nuk kursey as fëmijë, gra e pleqë.
A e dini se sot në Serbi dyshohet për dhjetëra e qindra varreza masive, një pjesë e cilave heshten dhe fshihen, pasi që mbi një pjesë të tyre janë ngritur objekte, kisha apo janë betonuar për ti heshtur përgjithmonë.
Pikërisht 24 vite më parë ministër i informatave dhe propagandës i regjimit të Millosheviqit ishte presidenti i sotëm serb, Aleksandar Vuçiq, njeriu që sot po shitet si budalla për të vërtetën e gjenocidit dhe po luan paqësorin luftënxitës.
Në fund dua të përmend vetëm historinë trishtuese të trupit të pajetë të një 7 vjeçare nga Kosova që u gjet nga një peshkatar serb në lumin Danub, e cila mbante në shpinë çantë me laps, fletore dhe kukull. Ky fëmijë i pafajshëm ishte pjesë e viktimave civile që me kamion frigorifer ishin transportuae nga Kosova për tu hedhur në Danub, me qëllim të fshehjes së gjurmëve.
Të gjitha këto krime të kryera nga forcat serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë mjaft flet për atë se kush është agresori e kush është viktima, që në fakt ky perceptim me qëllim apo pa qëllim asesi të identifikohet apo të reflektojë tek mediumet maqedonase. Ajo është njësoj sikurse ti përshkruash hebrenjtë si agresorët kurse nacistet si viktima gjatë luftës së dytë botërore! Por si ishte ajo reklamë “Maqedonia dhe gjithçka e mundshme”! Asesi disa mediume madedonase të largohen nga matrica e fëlliqur e propagandes udbash e cila ende është duke e shërbyer në Maqedoni!
P.S.
Ky shkrim është shkruajtur edhe në maqedonisht për opinionin maqedon për ta ditur të vertetën e madhe që ndodhi me Kosovën, e pranojnë ose jo!