Kurti takon kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit
Kurti takon kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantiq.
“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”, thuhet në komunikatën e dërgua nga zyra e Kurtit.
Sipas tyre, pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.