Krimet që s`po ndëshkohen
Krimet që s`po ndëshkohen
Më 25 mars të vitit 1999, fshati Fortesë i komunës së Rahovecit u gjend i rrethuar.
Ushtarët e UÇK-së, që në atë kohë ndodheshin në fshatin Guri i Kuq, u njoftuan se çfarë kishte ndodhur në Fortesë. Në mbrëmje zbritën tek ura e Bellasë dhe panë masakrën më çnjerëzore.
Atë ditë Fortesa mbeti pa rreth 70 burra djem e fëmijë të mitur, por për këtë nuk u gjykua ende askush.
Më 25 mars të vitit 99, forcat serbe vranë masakruan edhe 75 banorë të Celinës së Rahovecit, 49 të Brestocit e dhjetëra të tjerë nga Tërrnja e Suharekës, masakra këto, për të cilat tash e 24 vjet kërkohet drejtësi.