Vendimi për LPK-në, Krasniqi: Nuk lejojmë kurrë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit
Vendimi për LPK-në, Krasniqi: Nuk lejojmë kurrë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar lidhur me vendimin e Kushtetueses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, Krasniqi shkroi se edhe njëherë u dëshmua fakti se PDK u shërben interesave të qytetarëve, përcjell lajmi.net.
Siç pohoi ai, Kushtetuta si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojnë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.
“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, vlerësoi ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: