Trusti, Murati “thumbon” Abdixhikun: Kushdo që merr erë në këtë fushë, e di arsyen e luhatjes
Trusti, Murati “thumbon” Abdixhikun: Kushdo që merr erë në këtë fushë, e di arsyen e luhatjes
Zhvlerësimi i parasë së Trustit vazhdon të kritikohet nga opozitarët dhe disa prej gazetarëve të ekonomisë.
Sipas tyre, qeveria është duke gabuar që nuk po i vë në qarkullim ato, pasi sipas tyre, amortizimi do të vazhdojë edhe më tutje, andaj vlerësojnë se investimi i tyre do të ishte zgjidhje më e mirë, përcjell lajmi.net.
Lidhur me këtë, është deklaruar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, ka hedhur kritika ndaj Abdixhikut, duke thënë se nuk merr vesh në këtë punë.
“Normalisht që nëse dikush e shikon në afatshkurtë, kështu siç po bën deputeti Abdixhiku, edhe mund të vijë në përfundim se, me bord performanca është gati 5-fish më e dobët sesa pa bord.
Por çdokush që merr pak erë në këtë fushë e din se performanca në afatshkurtë është më tepër rezultat i luhatjeve në treg, sesa që është rezultat i vendimmarrjes apo mosvendimmarrjes së bordit”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: