Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, ngrihen llogaritë me mbi 2 milionë euro dhe mbi 800 mijë franga
Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, ngrihen llogaritë me mbi 2 milionë euro dhe mbi 800 mijë franga
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur të premten takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar “Frangu” e ku janë të përfshirë katër persona.
Prokuroria njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale “Shpëlarje e parasë”, “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare”.
“Sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogaritë bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë. Në llogaritë e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 franga. Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.