Rama debaton me gazetarin britanik: Thuhet “Kosova”, jo “Kosovo
Rama debaton me gazetarin britanik: Thuhet “Kosova”, jo “Kosovo
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe prej dy ditësh.
Në një komunikim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, Rama është pyetur për marrëdhëniet me Kosovën.
Por gjatë pyetjes, kreu i qeverisë u përplas me gazetarin për emërtimin e Kosovës.
“Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik është një vend simotër, është gjithçka nuk është vend mik. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne Shqiptarët kemi dy shtete 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje thua me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura ajo e integrimit të plotë me BE-në.”– tha Rama.