TË FUNDIT

Ndryshime të rëndësishme në Polici: Sveçla pret drejtorin e ri, nënshkruajnë një dokument

Ndryshime të rëndësishme në Polici: Sveçla pret drejtorin e ri, nënshkruajnë një dokument

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka iniciuar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Ai ka bërë me dije se në një takim me drejtorin e Policisë, është dakorduar që kjo strukturë synon të ngrisë efektivitetin e policisë dhe të forcojë radhët e saj, shkruan lajmi.net.

“Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tone”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *