TË FUNDIT

Molliqaj: Protesta do të jetë paqësore – kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Molliqaj: Protesta do të jetë paqësore – kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur një ditë para protestës së organizuar kundër qeverisë për çëshjten e Asociacionit.

Në një deklarim për lajmi.net, i pari i socialdemokratëve kosovarë ka pohuar se protesta e nesërme do të jetë paqësore dhe demokratike, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, kërkesë parësore do të jetë dorëheqja e shefit të ekzekutivit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmëPartia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për protestën e nesërme kundër Asociacionit. Në këtë konferencë, Molliqaj ka thënë se marrëveshja në Ohër, nuk ka mbështetje politike e as legjitimitet, shkruan lajmi.net. “Qeveria me zor e ka mbështetë këtë marrëveshje”, ka thënë ai. “Nuk ka asnjë garancë…Lexo me shumëlajmi.net

“Pakënaqësia e qytetarëve është shumë e madhe edhe irritimi i banorëve të Republikës me devijimin e kursit, të qeverisë, prej asaj që e ka marrë, është shumë e pranishme. Ne jemi duke e organizuar një protestë paqësore, demokratike, që do të kërkojë dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje”.

Ndërkaq, veç kësaj, ai shtoi se është e qartë rruga që ka zgjedhur Kurti. Mes ftesës së bashkëpunëtorit të dikurshëm për ta kundërshtuar Asociacionin, Kurti ka zgjedhur të pranojë marrëveshjen dhe të kërkojë parti tjera që do ta përqafojnë këtë marrëveshje.

Është e qartë që Kurti ka zgjedhur Zajednicën. Mes ftesës tonë për të protestuar kundër kërkesave serbe, zgjodhi ta pranojë atë. Tani, me gjuhën e tij është në kërkim të partive politike që do ta pranojnë marrëveshjen”, tha ndër tjerash Molliqaj.

Këto janë pankartat e PSD-së që do të shpalosen në protestën kundër ujdisë Kurti – VuçiqNesër me fillim prej orës 14:00 në Prishtinë, PSD do të mbajë aksion kundër Marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit e Vuçiqit. Lajmi.net ka qëndruar sot në selinë e PSD-së, ku ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen nga zyrtarët e kësaj partie, shkruan lajmi.net. “Vetëmenaxhimi = Asociacion”, “Defacto, dejuro e keni ba mut”, “Kundër…Lexo me shumëlajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *