Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmë
Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmë
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për protestën e nesërme kundër Asociacionit.
Në këtë konferencë, Molliqaj ka thënë se marrëveshja në Ohër, nuk ka mbështetje politike e as legjitimitet, shkruan lajmi.net.
“Qeveria me zor e ka mbështetë këtë marrëveshje”, ka thënë ai.
“Nuk ka asnjë garancë që kanë me e njoftë Kosovën 5 shtete anëtare të BE-së dhe as për anëtarësim në NATO”, ka thënë tutje ai.
Sipas Molliqajt, Qeveria me këtë marrëveshje ka hequr dorë nga njohja nga Serbia dhe se siç thotë ai 75% e qytetarëve janë kundër kësaj ujdie. /Lajmi.net/