TË FUNDIT

Kurti organizoi pritje në nderim të 24 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

Kurti organizoi pritje në nderim të 24 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot, në ndërtesën e Qeverisë, një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në vendin tonë, e më këtë rast për të shprehur mirënjohje e falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

‘’Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni’’, u shpreh ndër tjerash kryeministri.

Në këtë pritje, të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ministra, zëvendësministra, deputetë, diplomatë të huaj, ish- presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues e zyrtarë të tjerë të institucioneve.

​24 vjetori i bombardimeve, Osmani bën homazhe te Pllaka e ushtarëve të rënë të NATO-sPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, kanë bërë homazhe të premten te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Bashkë me Osmanin, homazhe bëri edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë…Lexo me shumëlajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *