TË FUNDIT

Gjykata merr një vendim për gruan që vrau kunatën në Dragash

Gjykata merr një vendim për gruan që vrau kunatën në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 mars 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, S.D.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.

Më 26 janar 2023, Gjykata Themelore në Prizren, ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj, ndaj të dyshuarës N.A.

E pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdekë. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, kishte thënë ajo.

E dyshuara N.A është arrestuar të martën dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.

Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *