Gërvalla mediumit portugez: Mund të jemi të suksesshëm edhe pa qenë anëtarë të OKB-së
Gërvalla mediumit portugez: Mund të jemi të suksesshëm edhe pa qenë anëtarë të OKB-së
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në Ohër.
Në një intervistë dhënë “Diario de Noticias”, ajo përveç marrëveshjes në Maqedoninë e Veriut, ka përmendur edhe çështjen e integrimeve, përcjell lajmi.net.
Ajo pohoi se ka shumë shembuj të shteteve që nuk janë anëtarë të OKB-së, por janë të suksesshme.
“Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një joanëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm. Nëse shikojmë Zvicrën, shohim një shembull shumë të mirë të kësaj, ata iu bashkuan Kombeve të Bashkuara shumë vonë.
Njëkohësisht duhet të jetë e qartë se ajo duhet të varet nga vetë Kosova, nga progresi i vendit, nga përmbushja e kritereve në zbatimin e shtetit ligjor demokratik. Këto duhet të jenë parimet që Kosova të mund të anëtarësohet apo jo në një organizatë ndërkombëtare dhe jo fqinjësia apo bllokadat që mund të bëjnë të tjerët” .