TË FUNDIT

FSK nis ndërtimin e urës që u prish gjatë vërshimeve në Skenderaj

FSK nis ndërtimin e urës që u prish gjatë vërshimeve në Skenderaj

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur rregullimin e urës në Aqarevë të Skenderajt e cila ishte prishur gjatë vërshimeve të fundit.

Këtë, FSK e ka bërë të ditur në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net.

“Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile, ekipet e Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e komunës së Skenderajt kanë filluar montimin e urës mobile ushtarake ,,Mabey Johnson’’ në fshatin Aqarevë, ku në vërshimet e fundit ura në këtë fshat ishte dëmtuar dhe ishte bërë e pakalueshme”, bën me dije FSK.

Ura që do të vendoset për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve ka gjetësin 27 metra dhe pritet të përfundojë brenda 10 ditëve.

Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj është e gatshme dhe e përgatitur për t`ju dalë në ndihmë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre në rrethanat kur ata gjenden në vështirësi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *