TË FUNDIT

VIDEO/“Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”, deputeti akademik i LDK-së humb kontrollin

Një sharje është dëgjuar në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”…u tha gjatë seancës ku Kryeministri Kurti po raporton rreth Marrëveshjes se Ohrit.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, thotë se kjo u tha nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

“Niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala. Dëgjojeni”, ka shkruar Manxhuka. Pas kësaj sharje, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin Albin Kurti.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdoruar një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

Fjalën e mori edhe deputeti Shala, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar. “Faleminderit. Më dërgoni vërejtjen me postë”, tha ai./Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *