TË FUNDIT

Vajza e Gani Gecit ia kujton popullit se është deputete, del dhe kritikon Kurtin: Je vazhdim i PDK-së

Vajza e Gani Gecit ia kujton popullit se është deputete, del dhe kritikon Kurtin: Je vazhdim i PDK-së

Vajza e Gani Gecit, Marigona, që është deputete në Kuvendin e Kosovës ka dalë sot si rrallë herë për të folur në foltoren e Parlamentit.

Ajo në një fjalim të shkruar kritikoi Kurtin për marrëveshjen në Ohër, shkruan lajmi.net.

Tha se Vetëvendosje po tregon se është vazhdim i PDK-së.

“Ju jeni vazhdim i PDK-së. SHBA-të s’ju kanë sygjeruar që të pranoni një marrëveshje në dëm të Kosovës.Ngjashëm me marrëvshjen e 2015-ës, për secilën marrëveshje Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbër”, tha ajo.

Sipas saj, Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij, kartën e stabilizimit të situatës e ka dërguar nga Kosova në Serbi.

“Ju kryeministër, kartën e stabilizimit të situatës politike, nga Kosova e keni dërguar në Serbi. Kjo marrëveshje është ultimatum për Kosovën, që është ndëshkim për sjelljen tuaj zoti Kurti”, tha ajo. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *