Spahiu: plani franko-gjerman thotë që Serbia e njeh flamurin e Kosovës
profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu thotë që Plani Franko Gjerman e detyron Serbinë t’a njoh flamurin e Kosovës si flamur kombëtar.
“Plani Franko Gjerman nuk thotë që Serbia me e njohtë flamurin e Kosovës si flamur provincial (si të Vojvodinës, Republika Serpska etj.) e as si flamur shtetëror (si të Bavarisë, Teksasit, Kalifornisë, Ohajos etj), por si flamur kombëtar (si të Gjermanisë, Francës, Amerikës, Rusisë, Shqipërisë, Turqisë e të çdo vendi tjetër të pavarur e sovran”, është shprehur Spahiu. (INA)