Selmanaj: Marrëveshja në Ohër ka vetëm një fitues absolut, ajo është Serbia
Selmanaj: Marrëveshja në Ohër ka vetëm një fitues absolut, ajo është Serbia
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se ka vetëm një fitues nga takimi në Ohër.
Sipas tij, ajo është Serbia, teksa Kosovën e cilësoi si fitues relativ, përcjell lajmi.net.
Madje, ai hodhi kritika edhe ndaj kolegëve nga pozita, duke thënë se si mund të deklarojnë që nuk do të ketë Asociacion, ku këtë veçse e ka pranuar vet kryeministri.
“Marrëveshja në Ohër ka vetëm një fitues absolut, ajo është Serbia. Kryeministri mbrëmë e pranoi në RTK që do të ketë Asociacion. Por, duhet përmendur që Blinken, Escobar, Lajçak, Borrell e Hovenier nuk po flet për vetëmenaxhim, po për Asociacion“, tha ndër tjerash ai në seancë.
Kujtojmë se në seancën e sotme, kryeministri Kurti ka paraqitur para deputetëve atë që u arrit në Maqedoninë Veriore me datën 18 të këtij muaji.