Pacolli takon presidentin e Kenias, njofton për një “moment historik” në raportet mes dy vendeve
Pacolli takon presidentin e Kenias, njofton për një “moment historik” në raportet mes dy vendeve
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto.
Ai thotë se Ruto, gjatë takimit e ka njoftuar se ka marrë vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, shkruan lajmi.net.
Pacolli tutje thotë se njohja e pasaportës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit.
“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, shkroi Pacolli. /Lajmi.net/