TË FUNDIT

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Sot besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të agjërimit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dje në mesazhin e tij i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i dëshiruar agjërim sa më të lehtë, solidaritet, paqe e humanitet ndërmjet qytetarëve.

Ai tha se muaji Ramazan, si asnjë muaj tjetër na afron me familjen e farefisin rreth sofrës së iftarit – moment ky, siç tha ai, është i veçantë e në të cilin ka shumë bereqete dhe shumë dashuri. Po ashtu,

“Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë”, tha myftiu i Kosovës.

Ai tha se populli shqiptar ka një traditë disa shekullore të bashkëjetesës me mirësitë e muajit të Ramazan, të cilën e shprehin me agjërim, falje, lutje, respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin, solidaritet, humanitet e bashkëndjesi.

“Agjërimi i muajit Ramazan besimtarin e afron me Krijuesin, e largon nga egoja, urrejtja e smira, e motivon për punë e vepra të mira e të hairit. Mësimet, vlerat dhe misioni i agjërimit janë më se të nevojshme për shoqërinë edhe ashtu të trazuar që po kalon ditë jo të mira, me luftëra e konflikte. Prandaj, në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimi të këtij muaji të madh, lusim Zotin xh.sh. që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet, dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni. Misioni i njeriut në këtë botë nuk është që të krijojë trazira, gjakderdhje, vuajtje e shkatërrime, por të jetojë me dinjitet, ashtu siç na ka udhëzuar Krijuesi i gjithësisë”, thotë myftiu në lutjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *