TË FUNDIT

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

Komisioni për liritë qytetare, punë të brendshme dhe drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi një gjë të tillë, para disa javësh, e kishin miratuar edhe Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky vendim ka marrë shumicën e nevojshme në këtë komision parlamentar me 47 vota në favor, 8 kundër dhe 4 abstenime.

Në muajin prilll, eventualisht në maj, pritet të miratohet edhe në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Pas kësaj, vendimi do të nënshkruhet dhe botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, do të përmbyllet i tërë procesi formal.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim në tesktin e vendimit.

Pra, sipas asaj që ishin marrë vesh qysh në vitin e kaluar përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, ky vendim do të hyjë në fuqi në kohën kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i regjistrimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS), apo jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Pasi afati për hyrje në fuqi të ETIAS-is është shtyrë për vitin 2024 dita a parë e këtij viti, pra 1 janari 2024, realisht pritet të jetë edhe dita prej së cilës qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen.

Kjo zonë përfshin pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe vendet si Zvicra, Norvegjia, Islanda e Lihtenshtajni, që nuk janë në BE, por janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *