TË FUNDIT

Kuvend “hajgare”, deputetët gjejnë kohë për tradita të shqepjes së këmishës në seancë plenare

Kuvend “hajgare”, deputetët gjejnë kohë për tradita të shqepjes së këmishës në seancë plenare

Në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur deputetët e grupeve parlamentare, për të zhvilluar seancën e radhës.

Me këtë rast disa nga deputetët kanë gjetur kohë edhe për pak zakone.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba i një vajze.

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, Ramadani ka shpërndarë çokollata për kolegët me rastin e lindjes së vajzës së tij.

Por është deputeti i Listës Guxo, Burim Meta i cili ka vendosur që të zgjasë këtë festë, duke ia zbërthyer këmishën deputetit Ramadani, traditë kjo që është përdorur në disa raste nga shqiptarët.

“Me shkoqje të kujdesshme të këmishës e uruam Valon Ramadanin për lindjen e vajzës”, ka shkruar ai në storie në Facebook./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *