Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit
Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit
Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai në një postim në Facebook, u ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar.
“Me fat muaji i Ramazanit. Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit. Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë. Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin. Agjërim të lehtë e të pranuar. Paqja qoftë mbi ju”, ka shkruar ai.