TË FUNDIT

Krasniqi kundër dorëheqjes së Kurtit: Le ta përmbyll këtë proces katastrofal që ai e ka nisur

Krasniqi kundër dorëheqjes së Kurtit: Le ta përmbyll këtë proces katastrofal që ai e ka nisur

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të dorëhiqet, ashtu siç po kërkohet nga opozita, por që ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e tij.

Kjo sepse sipas Krasniqit, Marrëveshja në Ohër tashmë është obligative bashkë me Planin franko-gjerman, shkruan lajmi.net.

Në këtë formë, thotë ai, kushdo që do të vinte pas Kurtit do të duhej t’iu zbatonte të dyja dhe ta mbyllte këtë proces që ai e quan “katastrofal”.

Postimi i plotë:

Për dallim prej të gjithë atyre që kërkojnë largimin e Kurtit nga zyra e kryeministrit, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë të mbetet në atë zyrë. Plani franko-gjerman dhe Marrëveshja në Ohër tashmë janë obligative. Kushdo që vjen në qeveri, duhet t’i zbatojë. Prandaj, i vetmi që duhet ta mbyll këtë proces katastrofal është ai që e ka filluar – Albin Kurti. Meqë e ka përjashtuar edhe Kuvendin e edhe Gjykatën Kushtetuese nga vendimmarrja, tash vetëm Kurti është përgjegjës. Lene le ta përfundojë punën, qashtu qysh e ka nisë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *