KMDLNj kërkon organizim nga qytetarët – të kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës
KMDLNj kërkon organizim nga qytetarët – të kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar organizim për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.
Nga ky institucion thonë se ky vendim i ZRrE-së mund të ndikojë edhe në shtrenjtim të gjërave të tjera, përcjell lajmi.net.
Veç kësaj, ka kujtuar faktin se Qeveria e Kosovës vazhdon t’ua paguajë rrymën serbëve në veri të Kosovës, duke shpenzuar afërsisht 63 milionë euro.
“Realisht, rritja e çmimit për faturat e energjisë elektrike nuk mbetet një rast i izoluar por, pashmangshëm përcillet me rritje të çmimeve të artikujve të tjerë, kryesisht artikujve elementarë dhe të domosdoshëm për ekonomitë familjare që, edhe ashtu janë të cenueshme dhe me vështirësi po i përballojnë edhe çmimet aktuale.
Në të njëjtën kohë Qeveria e Kosovës, në mënyrë shumë bujare vazhdon t’ua paguajë rrymën serbëve në Veri të Kosovës duke shpenzuar afërsisht 63 milionë euro në vitin 2022 për këtë akt “bëmirësie“ për qytetarë që janë deklaruar se janë shtetas të një shteti tjetër dhe që pamëshirshëm e shpenzojnë rrymën, jo vetëm për nevoja familjare por edhe për aktivitete kriminale siç janë prodhimi i kriptovalutave dhe kultivimi i lëndëve narkotike që kërkojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.