TË FUNDIT

Jusuf Thaçi: Ranë edhe Kurti e VV-ja, ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë

Jusuf Thaçi: Ranë edhe Kurti e VV-ja, ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë

Ish zëvendës-ministri i Arsimit në qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi, ka thënë se zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë është ripërcaktimi i kufijve.

Kjo për shkak se, tashmë ka rënë edhe kështjella e fundit që rezistonte kundër Asociacionit, përcjell lajmi.net.

Tutje, Thaçi tha se asnjë bashkësi nuk duhet të lejohet në vendin tonë, qoftë ajo e fortë, ose e dobët.

“Tashmë që kështjella e fundit që rezistonte kundër Zajednicës/Asociacionit ra (Albin Kurti dhe LVV-ja), në horizont mund të shihet vetëm një zgjidhje e mundshme për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë (meqë Zajednica nuk duhet të lejohet assesi në Kosovë, as e fortë e as e dobët, sepse çfarëdo mekanizmi a ingerence shtesë për komunitetin serb në Kosovë nga ato që aktualisht ata kanë me kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës do të jetë dëmtim shtesë i funksionalitetit të shtetit të Kosovës)”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *