Ia vodhi nga çanta 400 euro dhe më pas e goditi me veturë, viktima dhe i dyshuari ishin njohur përmes rrjeteve sociale
Ia vodhi nga çanta 400 euro dhe më pas e goditi me veturë, viktima dhe i dyshuari ishin njohur përmes rrjeteve sociale
Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar, të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh.
Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti është nën hetime./Lajmi.net/