TË FUNDIT

Ambasadori amerikan ia përcakton Kurtit rrugën: Asociacioni të formohet sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori amerikan ia përcakton Kurtit rrugën: Asociacioni të formohet sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet në bazë të pikave të dakorduara në Bruksel.

Ai thotë se dizajni i saktë duhet të përcaktohet nga palët dhe se sipas tij, në opinion ka shumë modele që kanë standarde evropiane, shkruan lajmi.net.

“Asociacioni ka qenë pjesë e dialogut që nga viti 2013, dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në Mitrovicën e Veriut, ta shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se ata aktualisht po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë Hill.

Hill shtoi se në kuadrin e asaj se kur duhet të formohet Asociacioni, s’mund të flitet për afate të shkurtëra kohore.

Duke iu referuar një deklarate të emisarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, Hill tha se ky proces mund të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.

“Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, për të garantuar që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë”, tha diplomati amerikan.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia kanë bërë përparim në raportet e tyre kohëve të fundit, por që është esenciale të shihen edhe rezultate konkrete, duke ripërsëritur se “Asociacioni është çështje kyçe”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *