TË FUNDIT

Abdixhiku: Për pozicionin ndryshues të Kurti ndjej keqardhje, brengë s’e kam nëse në pasqyrë i del vetja Luan apo Kameleon

Abdixhiku: Për pozicionin ndryshues të Kurti ndjej keqardhje, brengë s’e kam nëse në pasqyrë i del vetja Luan apo Kameleon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se raportimet e kryeministrit në Kuvend kanë humbur peshën dhe substancës tërësisht sepse ato ose bëhen pasi të ketë përfunduar gjithçka e deputetët dhe partitë politike mbesin në terr të plotë informativ.

Tutje ai tha se ose humbasim peshën e fjalëve pasi gjithçka që flitet këtu zhbëhet pak ditë më pas me një takim në Bruksel, në një paraqitje televizive, e s’ka të bëjë me zhbërje.

“E më pas përfundimisht në aneks marrëveshjen e Ohrit, ato s’ishin as pjesë teksuale të marrëveshjes e as pjesë e deklarimeve të kryeministrit. Asociaconi është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke ishte një nga kushtet e Kurtit në këtë kuvend, e s’kanë kaluar as dy muaj marrëveshja e pranuar në Ohër parasheh qartë aranzhimet e menjëhershme të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë, me një marrëveshje pa njohje në të. S’po flas për ideologjitë e tij e ndryshimet nga jo negociata, e jo për dialogun pas kërkim faljes, e as për kushtet e tij të gushtit 2022, marrëveshje finale e reciprocitet të drejtave të shqiptarëve në Luginë, kompensime të dëmeve e marrëveshjeve paraprake. Po flas për gjashtë kushtet e fundit që u thanë dy muaj më parë. Për këto qëndrime, për pozicionin ndryshues të Albin Kurtit, unë ndjej sinqerisht vetëm keqardhje. Çfarë fati politik. Ndjej keqardhje për të shfrytëzuarit e më së shumti për humbje kohe të Republikës së Kosovës”,tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ai tha se një ndër përshtypjet e para në këtë Kuvend në seancën 2017, ishte kur një burrë i madh i VV-së që kryesonte si më i moshuari në këtë Kuvend, Adem Mikullovci citonte vargjet e Shkrelit të poezisë “Njerëzit”.

“Sikur takoheshin me vetveten sy më sy, a kishin me u puth apo kishin me u pshty” e mendoni se çfarë shikimi do të kishte Albin Kurti në pasqyrë.Unë brengë nuk e kam nëse në pasqyrë i del vetja Luan apo Kameleon, por qëndrimin politik të Kosovës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit. Kjo mungesë kredibiltieti shpreh mungesë qartësie të institucioneve tona. Sikurse nuk ishte i qartë dhe së këndejmi jemi të vetëdijshëm për nenin 7, ai sot është i paqartë mbi produktin e dakorduar nga vetë ai. Derisa për vite me radhë fliste për mosnnëshkrim të Serbisë e dontë të hiqte si ombrellë e sukseseve të tij, tanimë flet se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme.Këto marrëveshje, produkt i Kurtit të ri-dizajnuara nga ai janë bërë kritere evropiane për Koovën dhe Serbinë. Ajo duhet të përshtatet veten me këto kritere, qoftë me Kurtin në qeveri apo me këdo qoftë pas tij. Nuk kufizohet përshtatja vetëm në ligje të brendshme, por edhe në ndryshime kushtetuese, e nëse doni shembuj shikoni fqinjë tanë në rajon”,shtoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *